Babai: U vetëdogja se më trafikuan vajzën
Shtetasi Marko Sillo nga Fieri, dy ditë më parë është vetëdjegur, për shkak se vajza e tij Armela ishte rrëmbyer nga ana e disa personave, që ai vetë ka zgjedhur t’i quajë “bosë”.
Marko ka rrëfyer për “News 24” se vajzën ia kanë marrë disa djem, të cilët nuk po arrestohen nga ana e policisë.
“Denoncimin e kam bërë një vit më parë dhe se atë e ka bërë më saktë bashkëshortja ime. Kam fakte dhe prova se disa djem, tri të tillë e mbajnë vajzën dhe se e detyrojnë atë të prostituojë. Kam kërkuar ndihmën e policisë dhe se forcat policore deri tani nuk më kanë ndihmuar, duke mos arrestuar dot personat që unë kam denoncuar. Nuk di nëse një ditë policia do arrstojë ata, apo do të më arrestojë mua. Madje, policia nuk merr në mbrojtje as familjen time, e cila është kërcënuar prej këtyre bosëve, njëri prej të cilëve kërkohet nga Interpol. Vetë vajza na ka thënë në telefon që mos të denoncojmë, pasi po luajmë me zjarrin”, ka thënë babai.

