“Babalja”, Salianji: Do kallëzoj drejtuesit e Policisë

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një prononcim për gazetarët para seancës gjyqësore të çështjes “Babalja”, tha se do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit.

”Atëhere sot siç e dini është seanca e parë gjyqësoore për cështjen Xhafa siç quhet Babalja. Jam sot këtu në respekt të juve. Qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi por bën padrejtësi dhe është varrmirrëse e çështjeve më të rënda. Padiskutim, ashtu siç Rama ka disa njerëz që i paguajnë për çështje.

Do bëj kallëzim për drejtuesit e policisë, të gjitha atyreve që janë të përfshirë në këtë çështje. Kërkojnë dritë në fund të shtetit. Kërkojnë punësim dhe përballen me agresion. Sot në orën 6 e gjysmë i bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të ndryshojë sistemin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam qenë herë e parë, do jem prap. E ritheksoj që vëmendja të jetë te protesta. Janë të gjitha edhe datat. Prandaj e mbaj mendjen te protesta. Është thjesht propagandë, se ka precedent që gjyqtarja të jetë tërhequr në një çështje tjetër ku jam unë i kallëzuar”,-tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?