Babë e bijë humbën jetën në aksident, arrestohen drejtuesit e mjeteve

Një ditë pas aksidentit tragjik, që ndodhi në Korçë ku dy persona humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë në zonën e unazës së qytetit, polica ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e dy drejtuesve të automjeteve që shkaktuan ngjarjen tragjike.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar Petrit Kupe, 61-vjeç, banues në fshatin Drithas dhe Laurenc Pallashi, 29-vjeç, banues në fshatin Zerec.

Një ditë më parë dy makina, u përplasën me njëra-tjetrën, për pasojë drejtuesi i automjetit Volsëagen ka devijuar duke hipur në trotuar dhe ka shtypur dy këmbësorët babain 33-vjeç, Sokol Hoxhallari dhe vajzën e tij, 6 vjeç

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë i Policisë së Korçës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të informacionit paraprak datë 08.11.2018, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas, si edhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volksëagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Policia e Qytetit të Korçës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?