Baçi: Fushata për zgjedhjet e tjera ka nisur, PD t’i kthejë debatet në burime për të ndezur motorët

I ftuar në Ditë e Re në RTV Ora, studiuesi dhe kandidati i PD per deputet, Agim Baçi komentoi zgjedhjet në PD duke thënë fushata për zgjedhjet e ardhshme ka nisur dhe opozita duhet ta kuptojë në gjë të tillë.

Sipas tij, ato që janë thënë gjatë debateve nga 3 kandidatët e tjerë për kryetarë duhet të përkthehen në një resurs të brendshëm të partisë për të ndezur motorët realë të PD-së.

Baçi shtoi se vetë opozita e Basha duhet të kenë një dilemë të madhe a mundet para shqiptarëve të thyejnë sindromën e një partie humbëse.

Agim Baçi: Fushata për zgjedhjet e tjera ka nisur. Nëse opozita nuk e kupton se kanë nisur atëherë është vonë. Ato gjëra që janë diskutuar gjatë këtij debate, ato që kanë thënë me zë të lartë, Edit Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli opozita mund ti marrë e përkthejë në një resurs shumë të mirë e të brendshme për të nxjerrë në pas njerëzit që mund të ndezin motorët e opozitës për të bërë një forcë reale, një shumicë morale fillimisht, sepse opozita ka për detyrë të kthehet në një shumicë morale më pas në shumicë politike. Vetë opozita e Basha duhet të kenë një dilemë të madhe a mundet para shqiptarëve të thyejnë sindromën e një partie humbëse. Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje.

SHKARKO APP