Baçi: Në PD ka vend për të gjithë, kandidatët duhet të jenë të hapur

Gazetari dhe analisti i cili kandidoi për deputet në Qarkun e Durrësit në siglën e Partisë Demokratike, Agim Baçi, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur në lidhje me situatën brenda PD-së dhe fushata për kryetarin e ri të partisë.

Duke folur përballë moderatores Armela Ferko, Baçi është shprehur se PD duhet të hapet realisht.

“Të tre e kanë pranuar që zgjedhjet janë vjedhur, por nuk janë dakord me Bashën që ai të mos ikë. Duke pasur 4 kandidatë, gjërat do të thuhen me zë të lartë dhe demokratët, rrymat e ndryshme brenda PD-së me anë të kandidatëve do të thuhen. Pavarësisht se si Rama e mori mandatin e 3-të, një parti si PD-ja e ka për qëllim që të vijë në pushtet.

I njoh prej kohësh, kandidatët për kryetarë të PD-së, kanë një platformë konservatore për të ardhur në krye të partisë. Edhe Basha vetë duhet që të theksojë më shumë gjëra, psh; për të diskutuar të gjitha rrymat brenda PD-së nga viti 1990 e deri më sot. PD duhet të mbetet në këto shina.

Unë do të doja që PD në thelbin e vet të mos përdorte fjalën përjashtim. Shpresoj që Basha të realizojnë në terren sloganin që “në PD ka vend për të gjithë”.

Kjo garë dhe zgjedhjet e 25 prilli, duhet të ketë një këndvështrim krejt të ri, fillimisht në PD, më pas me elektoratin që nuk është pjesë e kësaj partie. Nuk është turp të rrëzohesh, por është turp të mos ngrihesh. Duket krijuar një ekip më i mirë në PD. Duhet të kesh demokraci brenda partisë fillimisht dhe më pas të e kërkosh tek të tjerët’, u shpreh Agim Baçi në SYRI TV.

SHKARKO APP