Baçi: Qeveria në fushatë gjithë kohës, ja çfarë u mungon partive të reja

Analisti Agim Baçi komentoi rikthimin e masës së detyrimit të paraqitjes për Sali Berishën, duke e cilësuar një vendim që nuk do të ketë ndikim të madh. “Mendoj se vendimi është rezultat i një imponimi nga Gjykata Kushtetuese, e cila e cilësoi proporcionale këtë masë”, tha ai.

Duke u ndalur te fushata e ardhshme, ai tha se qeveria ka gjithmonë një avantazh në fushatë për shkak të pushtetit ekzekutiv. “Qeveria është në fushatë qëkur fiton zgjedhjet. Ajo që është shqetësuese është nëse do dimë të adresojmë problematikat reale”.

Sa i takon opozitës, ai theksoi se gjithçka do të varet nga propozimet që do të bëjë Berisha, ndërsa vuri në dukje se Rama vazhdon të mbështetet te figura e tij personale. “Rama e ka fokusuar gjithçka te individi, është vetja e tij dhe s’ka gjë tjetër”,-tha në ”News 24”.

Në lidhje me partitë e reja, Baçi theksoi se ato vuajnë nga mungesa e strukturave. “Të gjithë mendojnë se do të krijojnë një mazhorancë, por te shumica e tyre njihen vetëm drejtuesit. Nga televizori në terren është një det i tërë,” tha ai, duke nënvizuar hendekun mes prezencës mediatike dhe ndikimit real në terren.

SHKARKO APP