Bajern shpallet kampion i Gjermanisë

 

Bajern ka siguruar titullin e tretë radhazi dhe të dytin në erën e Pep Guardiola pas fitores me Herten te shtunen (foto). « Rekordmeister »do të vazhdojë tashmë misionin e tij në kërkim të një triplete duke filluar me gjysëm finalen e kupës së Gjermanisë të martën kundër Dortmundit,përpara se të ndeshet me Barcelonën në ligën e kampionëve(6 dhe 12maj).

Bajerni u ngrit në krye të klasifikimit që në javën e pestë pa zbritur më kurrë prej tij me 24 fitore, 4 barazime dhe vetëm dy humbje. Grupi i Guardiolës shënoi plot 77 gola në kampionat duke u shpallur edhe skuadra më e mirë në sulm si dhe mbrojtja më e mirë vetëm me 13 gola të pësuar.

SHKARKO APP