Bala i jep fitoren Shqipërisë. Jemi me pikë barabarta me Spanjën dhe Italinë
Shqipëri-Maqedoni 2-1. Kombëtarja Shqiptare ka arritur të marrë një fitore të sigurt. Golat e Sadikut (dje) dhe i Balajt (sot) i dhanë fitore kuqezinjve në stadiumin, Loro Boriçi.
Vazhdimi i ndeshjes së ndërprerë dje, Shqipëri-Maqedoni nisi në orën 14:00. Bekim Bala ka kaluar ne avantazh Shqipërinë, me një gol spektakolar në minutën e 88-te.
Momentalisht jemi me pikë të barabarta me Italinë dhe Spanjën.
Momentin i golit të Balajt:
Bekim Balaj Goal HD – Albania 2-1 Macedonia 06… by hqfootball2016
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë u ndërpre të hënën në minutën e 75, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, me rezultatin 1-1.
Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, zyrtarët e FIFA-s, UEFA-s si dhe përfaqësuesit e të dy skuadrave janë mbledhur në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” për të diskutuar rreth mënyrës së si do të zhvillohen minutat e mbetura të takimit.
Rregullorja parashikon që në raste të tilla, kur ka ndërprerje të ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferike, minutat e mbetura mund të zhvillohen brenda 24 orëve të ardhshme, nëse kushtet janë të përshtatshme.
Ekipi maqedonas kërkoi që ndeshja të zhvillohej në orën 12:00. Ekipi shqiptar kërkoi që ndeshja të luhet në orën 16:00, pasi skuadra nuk kishte rezervuar hotel në Shkodër. UEFA vendosi që ndeshja të zhvillohej në orën 14:00.
De Biasi ndryshoi skemën
Giani De Biasi ka treguar për TVSh se ai ka fjetur pak mbrëmë sepse i është dashur të shikojë edhe njëherë gjithë ndeshjen e mbrëmshme dhe më pas të shikojë të edhe ndeshje të tjera të maqedonisë për të vendosur se çfarë zgjidhjesh mund të jepte vetëm në 15 minuta. Me sa duket në orët e të qenit zgjuar (ai ka deklaruar se ka fjetur vetëm nga ora 03 me 07) ka vendosur edhe për taktikën me topa të gjatë që dha golin e suksesshëm të Balajt. De Biasi ka pranuar se mund ta kishte nisur ndeshjen edhe me formacionin e 15 minutave të fundit me Balaj dhe Roshin po ai ka deklaruar se edhe me Gashin dhe Hykën kishte ndërtuar një formacion sulmues të aftë për të fituar
Kombëtarja shqiptare e futbollit pati një detyrë shumë të vështirë sot, pasi në 15 minuta duhet të provonte gjithçka për të marrë një fitore ndaj Maqedonisë.
De Biazi i pati zgjedhjet e kufizuara, pasi rregullorja e detyron që të hedhë në fushë të njëjtin formacion të momentit kur është ndërprerë takimi. Sikur të mos mjaftonte kjo, tekniku i kombëtares shqiptare i kishte kryer të tre zëvendësimet në dispozicion, duke aktivizuar Memushajn, Balajn e Roshin. Kësisoj, rreshtimi i kombëtares në këto minuta të fundit ishte 3-5-2 me theks ndaj lojës ofensive. Agolli qëndroi më i avancuar, si mesfushor krahu në të majtën, ndërsa në qendër të këtij reparti, Xhaka dhe Kukeli.
Në të djathtë, aktivizimi i Roshit synonte një tjetër forcë ofensive. Një ndryshim thelbësor është avancimi i Memushajt, i cili do ishte mesfushori ofensiv për këtë sfidë, duke qëndruar pas krahëve të dy sulmuesve, Sadiku dhe Balaj.
Momenti i Golit të Bekim Balajt