BALFIN në Forumin Evropian të IFC në Kroaci, Drejtuesja Muka: Japim kontribut për energjinë e gjelbër

Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, ishte një nga panelistet në Forumin e IFC Evropës, organizuar në Dubrovnik, Kroaci, nga 24 deri në 26 Prill 2023, ku morën pjesë organizma të mëdha ndërkombëtare, si Banka Botërore.

“Të udhëheqim në kohë ndryshimi” ishte tema që mblodhi drejtues dhe përfaqësues të Këshillimit të Klientwve dhe Investimeve të IFC në të gjithë rajonin dhe një gamë të ndryshme industrish. Paneli, i përbërë nga përfaqësues të lartë të kompanive si Reiffeisen Bank Kroacia, BALFIN Group, Cifrowy Polsat Group nga Polonia, Globalworth Real Estate nga Rumania, LunchHub Ventures nga Bullgaria dhe Linja e Interkoneksionit Shqipëri-Kosovë, u moderua nga Ary Naïm, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

BALFIN në Forumin Evropian të IFC në Kroaci, Drejtuesja Muka:

Gjatë diskutimit, “Ndryshimi” mori shumë përkufizime, si tranzicion i gjelbër, konvergjenca me BE-në, Lufta në Ukrainë, kriza e inflacionit, trazirat e tregjeve të kapitalit, apo dixhitalizimi. Edlira Muka, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN përmendi bashkëpunimin e suksesshëm midis Grupit që përfaqëson dhe IFC në prodhimin e energjisë së gjelbër për qendrën tregtare TEG.

“Ne jemi në partneritet me IFC për të zgjeruar më tej gjurmën e gjelbër të qendrës tregtare TEG në Tiranë. TEG ka promovuar tranzicionin e gjelbër dhe po e udhëheq këtë sektor në mënyrë shembullore. TEG deri tani po riciklon 100% të të gjitha mbetjeve të paketimit të prodhuara nga të gjithë qiramarrësit e saj. Me mbështetjen e IFC TEG ka instaluar panele diellore që mbulojnë afërsisht 80% të konsumit të saj dhe hapi tjetër do të jetë karikimi falas për makinat elektrike”. “Kushdo që ka punuar me BALFIN ka mbetur i impresionuar me nivelin e qeverisjes, sofistikimit dhe efikasitetit të BALFIN në një mjedis biznesi ende në zhvillim si ai në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor” – shtoi Ary Naïm, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, lidhur me bashkëpunimin ndërmjet Grupit BALFIN dhe IFC.

BALFIN në Forumin Evropian të IFC në Kroaci, Drejtuesja Muka:

IFC po bashkëpunon me BALFIN Group në shumë nivele për projekte rajonale. Përveç financimit të këtyre projekteve, IFC-ja ofron asistencë të vlefshme ndërkombëtare kur ekspertiza vendore nuk është e mjaftueshme.

SHKARKO APP