Balla e Manastirliu përurojnë qendrën Shëndetësore në Gostimë: I shërben 13 mijë banorëve!
Kryetari i Grupit Parlamenta të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu morëm pjesë sot në përurimin e Qendrës së re Shëndetësore në Gostimë, Cërrik.
“Rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore të Gostimës ishte i domosdoshëm për shkak të kushteve, numrit të madh të banorëve, por edhe faktit që kjo qendër ndodhet në kryqëzim rrugësh dhe u shërben edhe kalimtarëve”, deklaroi Balla.
Ndërsa ministrja Manastirliu në fjalën e saj tha se ndërtimi i qendrës shëndetësore në Gostimë është një premtim i mbajtur dhe rehabilitimi i saj i shërben 13 mijë banorëve.
Me programin e 300 qendrave shëndetësore që përmbyllet këtë vit me rindërtimin e 120 qendrave shëndetësore nga veriu në jug, jo vetëm është garantuar përmirësimi i kushteve të punës falë rehabilitimit infrastrukturor dhe pajisjeve të reja, por edhe është ndërtuar një model i standardizuar dhe i unifikuar i qendrave shëndetësore qoftë në zona urbane ashtu dhe në ato rurale.