Balla foli për LaCivita dhe kërkoi transparencë, Berisha: S’jam marrë me negociatat

Chris LaCivita, bashkëarkitekti i fushatës së Trump do të jetë një nga dy drejtuesit e fushatës së PD për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj.
I pyetur sot nga gazetarët në lidhje me pagesën për angazhimin e Chris LaCivita në fushatën e PD, Sali Berisha nuk dha shumë detaje mbi marrëveshjen.
”Do t’i merrni vesh të gjitha, nuk ka asnjë sekret. Ta dini mirë. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatat, por nuk ka asgjë që do mbetet pa u thënë. Ju siguroj, asnjë diskutim”, tha Berisha.
Në Kuvend Taulat Balla, nënvizoi se Berisha nuk mund të përmende një amerikan të cilin e ka marrë me pagesë. Po ashtu tha se të depozitojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kontratën që është bërë me Chris LaCivita.