Balla: Ja pse sulmohet ministri i Shëndetësisë

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla akuzoi opozitën se ka bërë aleancë me grosistët për të sulmuar ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Balla tha se sulmi që po i bëhet ministrit të Shëndetësisë është i organizuar nga ana e grosistëve të barnave, në bashkëpunim me deputetët e opozitës, pas vendimit për ulje të çmimit të ilaçeve.

“Denoncoj sot një sulm të mirëkoordinuar nga SHQUP-i (selia e Partisë Demokratike), qe jane te shqetësuar nga ulja e çmimit të barnave, tashmë 30%, më të ulëta nga 1 janari 2015. 

Po pse SHQUP-i është kaq i shqetësuar dhe deputetë të tij organizojnë sulmin në bashkëpunim me kompanitë grosiste kundër ministrit? Pasi keto kompani janë të regjistruara në listën e sponsorëve të PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit. 

Shqetësimi i grosistëve lidhet me uljen e fitimit, si pasojë e uljes së çmimit te ilaceve, ndaj ata janë ulur tek SHQUP-i dhe po përdorin deputetët e tij për të sulmuar ministrin e Shëndetësisë. Ju jeni deputetët e grosistëve”, iu drejtua Balla deputetëve të djathtë në parlament.

"Prej 1 janarit çmimet e barnave janë shumë më të ulëta, mesatarja 30 %. Shkohet deri në ulje 200 apo 300 %. Pse SHQUP koordinon sulmin me kompanitë grosiste të farmacive.

Si kanë mundësi që janë të njëjtin persona të regjistruar si grosistë ilaçesh janë edhe të regjistruar si sponsor të PD në fushatë”, tha Balla.

Në reagimin e saj, deputetja demokrate Albana Vokshi “e quante të pavërtetë dhe të manipuluar” uljen e çmimit të barnave te deklaruar nga qeveria. 

SHKARKO APP