Balla në Kavajë: Masa për mbrojtjen e përroit të Leshniqes nga ndotja

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, së bashku me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, kanë zhvilluar një inspektim në terren në segmentin e Përroit të Leshniqes në Kavajë, ku është konstatuar problematika e ndotjes së mjedisit. Vizita kishte për qëllim vlerësimin e situatës dhe marrjen e masave për përmirësimin e gjendjes aktuale të zonës.

Gjatë inspektimit, Balla theksoi domosdoshmërinë e pastrimit të menjëhershëm të përroit dhe ndalimit të çdo veprimi që çon në ndotjen e tij, sidomos nga mbetjet e hedhura në mënyrë të paligjshme. Ai nënvizoi se ndërhyrja në kohë është thelbësore për ruajtjen e ekuilibrit mjedisor dhe për mbrojtjen e kësaj zone natyrore.

Sipas tij, përroi ka rëndësi të veçantë edhe për komunitetin lokal, përfshirë peshkatarët që e përdorin atë në aktivitetet e tyre të përditshme, ndaj ruajtja e pastërtisë së tij është e domosdoshme. Ai shtoi se me ndërhyrje të vogla dhe të vazhdueshme, zona mund të transformohet në një hapësirë të përshtatshme për shëtitje dhe rekreacion për banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balla ngriti gjithashtu shqetësimin për ndotjet e shkaktuara nga subjekte apo operatorë të ndryshëm, duke kërkuar rritje të kontrollit dhe forcim të masave ligjore ndaj çdo shkeljeje. Ai theksoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve për të parandaluar përsëritjen e situatave të ngjashme në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, ai shprehu besimin se strukturat përgjegjëse për mjedisin do të vijojnë punën në mënyrë të koordinuar për të garantuar përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes së përroit, duke synuar që stabiliteti i tij të mos cenohet as gjatë sezonit veror, pavarësisht ndryshimeve të nivelit të ujit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?