Balla: Opozita jashtë Kuvendit, po dëmton të ardhmen evropiane

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit, ku ftoi deputetët e opozitës të votojnë ligjet e mbetura të reformës në drejtësi, akuzoi opozitën që dogji mandatet se po bën çdo përpjekje për të penguar të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Vota juaj dhe e opozitës t’i bashkohet votës tonë për reformën në drejtësi. Është themeli kryesor i rrugës europiane të Shqipërisë e që unë besoj se pavarësisht ndasive, kur bëhet fjalë për të mirën e vendit duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Kolegët tuaj sot po bëjnë gjithçka për të dëmtuar të ardhmen europiane. Se çdo bllokim rruge çdo dhunë ndaj institucioneve është pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Kush guxon të godasë policinë do marrë ndëshkimin që meriton dhe plotësimet e mangësive në Kodin Penal janë pikërisht në bindjen se dhuna nuk mund të tolerohet. Ndëshkimi me burg është për t’i vënë gishtin kokës që çdo politikan i papërgjegjshëm që teksa shqiptarët që kthehen nga puna të mos presin sa Luli, Mona, Saliu, Mziu të plotësojnë kuotën e protestës javore në planifikimin që politikanë të korruptuar në përpjekje për të penguar të ardhmen evropiane të vendit bëjnë”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha me garanci të plotë se raporti përfundimtar për Shqipërinë i KE-së, do të jetë pozitiv dhe komisioni do të kërkojë filimin e bisedimeve për anëtarësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dje në takim me z. Ruçi morëm të gjitha garancitë se raporti përfundimtar, vlerësimi për hapat e hedhura nga Shqipëria do të jetë pozitiv, komisioni do të garantojë fillimin e bisedimeve. Të gjithë këto përpjekje dashakeqe nuk ia kanë dalë.

Shqipëria ka plotësuar tërësisht parakushtet për të filluar bisedimet. Nuk është rastëtsi që përmbyllim paketën e reformës në drejtësi sot, në javën e Europës”, deklaroi Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?