Balla: Rama u dhunua me urdhër të Berishës, e thotë Izet Haxhia

Në sallën e Kuvendit është ndezur një debat në lidhje me vitin 1997.

Kjo erdhi pasi ish- kryeministri Sali Berisha komentoi një intervistë të Edi Ramës në një televizion italian.

Rama tha se në vitin 1997 është dhunuar nga SHIK-u.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Berisha thotë se ai ishte krim pasioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përgjigje të deklaratës së tij, deputeti socialist, Taulant Balla tha se urdhrin për dhunën ndaj Ramës e ka dhënë Berisha, pikërisht për shkak se në atë kohë po niste nënshkrimi i një peticioni për largimin e Berishës si president.

“Sa i përket krimit të pasionit, ish- truproja jote, Izet Haxhia është dëshmia e dhunimit të intelektualit të pavarur, Edi Rama.

Ka qenë urdhër personal i yti. Ka ardhur koha që të përgjigjesh për akuzat që të ka bërë Izet Haxhia,” tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?