Balla takon kreun e Vetëvendosjes: Të mbështeten vendimet e përbashkëta të dy qeverive

 

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti këtë të hënë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit kryetarin e porsazgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë Visar Ymeri dhe delegacionin që e shoqëron. Gjatë takimit Balla e njohu kreun e Vetëvendosje me reformat e ndërmarra nga Qeveria, veçanërisht në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë e Kosovës për çeshtje në interes të qytetarëve dhe shteteve respektive.

Nënkryetari I Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e vlerësoi si një hap të rëndësishëm mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ndërsa ftoi Vetëvendosjen të mbështesë vendimet e përbashkëta të dy qeverive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuadër, Taulant Balla gjithashtu e njohu kreun e Vetëvendosje, Ymeri me vazhdimin e këtij bashkëpunimi dypalësh edhe në nivel parlamentar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balla bëri me dije se kanë nisur mbledhjet e përbashkëta të komisioneve parlamentare të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga ana e tij kryetari i Vetëvendosje falenderoi nënkryetarin Balla për mikpritjen dhe takimin e zhvilluar, ndërsa garantoi se forca politike që ai drejton ka qenë dhe do të jetë përherë në krahë të zhvillimeve pozitive që kanë të bëjnë me rrugëtimin europian të Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?