Balla takon presidentin e Maqedonisë së Veriut: Të rritet bashkëveprimi në përballjen kundër Rusisë
Gjatë qëndrimit në Shkup, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, zhvilluan një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Gjatë takimit, Balla u shpreh se dy vendet duhet të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin sa i përket ndërhyrjeve ruse.
“Duhet bashkëveprojnë në përballjen me përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë, përmes financimeve drejt partive politike, mediave, duke paguar histori, ads në facebook dhe duke shpërndarë lajme të rreme ose keqinformim në rrjetet sociale. Nëse në Ukrahinë, Rusia sulmoi demokracinë me raketa, tanke dhe ushtri, në shumë vende në Europë që nga viti 2014, po ashtu edhe në SHBA, Rusia është përpjekur të minojë demokracitë me financime dhe ndërhyrje të paligjshme”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

