Ballafaqimi në Prokurori, Bami-Doshit: Atentatin e sajove ti

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Durim Bami dhe Tom Doshi janë duke u ballafaquar në prokurori për dëshmitë e tyre të kundërta.

Prokurorët ballafaquan dhe pyetën njëkohësisht Durim Bamin dhe deputetin Tom Doshi paraditen e së premtes.

Burime nga Prokuroria thanë se i arrestuari Bami deklaroi se kjo ngjarje është një sajesë e deputetit Tom Doshi, ndërsa Doshi i qëndroi deklaratës së tij se Durim Bami ishte paguar për ta eliminuar fizikisht.

Ndërkohë që një ballafaqim do të jetë edhe mes Fatjon Skënderit dhe Mark Frrokut, deputetit që ngulmon se nuk ka patur djeni për ngjarjen, ndërkohë që Tom Doshi e përmend se ai është njeriu që ka zbuluar planin e vrasjes së mikut të tij.

SHKARKO APP