Ballist Morina, Rama kërkesë kryeministrit kroat

Çështja e Ballist Morinës është diskutuar në Davos gjatë takimit që kryeministri Shqiptar Edi Rama, pati me homologun e tij të Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Siç njofton zyra e kryeministrisë, kreu i ekzekutivit shqiptar kërkoi një vendimmarrje të drejtë dhe të ndershme nga ana e autoriteteve kroate. Ndërsa kryeministri Plenkovic e siguroi zotin Rama se rasti i Ballist Morinës, do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.

Kryeministri kroat e siguroi gjithashtu Kryeministrin Rama, për mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama u takua gjatë forumit ekonomik të Davosit edhe me kryeministrin hollandez, Mark Rutte, me të cilin bisedoi mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?