“Ballisti e ngriti dronin për llogari të serbëve”

 

Gazetari Kastriot Myftaraj ka deklaruar se Ismail Morina i njohur ndryshe si Ballisti e ka ngritur dronin në Beograd për llogari të serbëve.

Sipas Myftaraj ngritja e dronit në ato momente mund t’i leverdiste vetëm Serbisë dhe jo Shqipërisë.

Myftaraj madje ka ngritur edhe një kallëzim penal kundrejt Ballist Morinës.

Ai thotë se disponon prova dhe fakte që vërtetojnë akuzat e tij dhe është i gatshëm t’ia oofrojë ato prokurorisë.

Në 14 tetor 2014 në stadiumin e Beogradit u ngrit një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe me dy foto të heronjve kombëtarë Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Ballist Morina ka qenë i vetmi që ka marrë autorësinë e  ngjarjes.

SHKARKO APP