Balliu komenton protestën e sotme: Edi Rama si Eskobari, fshihet sa herë i vijnë protestuesit
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu nga studion e SYRI.net ka komentuar edhe protestën e sotme të Opozitës që do të mbahet përballë kryeministrisë.
“Sot qytetarët do ti japin atë çka meriton Edi Ramëë. Ata do të tregojnë fuqinë e tyre të pashtershme e cila nuk mund të mposhtet nga një qeveri e korruptuar.
Nuk më impresion fare mënyra dhe menaxhimi i arrestimit tim, as fabrikimi i provave kundër meje. Nuk më imprresion sepse është normale të arrestohet opozita në një vend ku policia dhe një grup banditësh që drejtojnë policinë.
Unë kam të njëjtën gjuhë që kam pasur dhe do të vazhdojë ti qëndrojë fuqishëm kundër kësaj klike.
Sot askuah nuk do të thotë ku fshihet Edi Rama sot. Njësoj si Pablo Eskobari që nuk e gjenin”, tha Balliu.
KOHA JONË SONDAZH

