Balliu: Ministri i Brendshëm kërcënon qytetarët me bashkëpunëtorin e Sigurimit
”Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”. Kështu u shpreh sot Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, e sheh si kërcënim që Lleshaj u bën qytetarëve. ”Farsa elektorale nuk ka më në Shqipëri, është koha për zgjedhje. Tani ty në fakt atë të kanë thënë të thuash dhe po e deklaron por duhet të kesh parasysh që përgjegjësi do të mbash edhe ti për dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestime e paligjshme që ke bërë”,-shkruan Balliu në facebook.
Postimi i plotë
Në krah të Dhori Spirollarit, bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Studiuesi’, Sandër Leshi kërcënon qytetarët. Në fak Spirollari duhet shkarkuar nga detyra, pasi ai është konfirmuar si pjesë e Sigurimit të Shtetit edhe nga Autoriteti i Dosjeve.
Sander Lleshi që kur mbushje kafen e babait tim ke ecur goxha, por ti e di mirë që fuqia e qytetarëve nuk përballohet dot nga një servil si ty.
Farsa elektorale nuk ka më në Shqipëri është koha për zgjedhje. Tani ty në fakt atë të kanë thënë të thuash dhe po e deklaron, por duhet të kesh parasysh që përgjegjësi do të mbash edhe ti për dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestime e paligjshme që ke bërë.
KOHA JONË SONDAZH

