Balliu në krye të banorëve të Astirit drejt Kryeministrisë

Banorët e ”Astirit”, janë nisur drejt Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës së bashkuar.

Në krye të tyre qëndron ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka dalë nga burgu dy ditë më parë. Të veshur me jelek portokalli fosforishent ato janë drejtuar godinës së Kryeministrit me thirrjet “Rama IK”.

Pak ditë më parë, ai tha e vetmja zgjidhje që iu ka mbetur në dorë qytetarëve, është përballja frontale me pushtetin e instaluar nga kryeministri Edi Rama. Ai falënderoi edhe kolegët e PD dhe LSI-së, të cilët siç pohoi ai, i kanë dhanë mbështetje gjatë kohës që qëndronte në ambientet e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?