Balliu: Rama ka shfarosur ministrat, Meta na dha sinjalin se institucionet ekzistojnë
Botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu tha në studion e “Open” në Top Channel, se Meta mbrojti shtetin nga njeriu që ka shfarosur institucionet, duke ju referuar Ramës.
“Në karrierën e vet politike të Ilir Metës, refuzimi, përbën themelimin dhe aktin më sublim ndaj këtij shteti. Përbën aktin për ti thënë këtij kryeministri të kanabisit. Akti më i mrekullueshëm të përgjegjësisë për të mbrojtur shtetin. Këtë rast të mos e shohim si rasti Meta Rama, por ta shohim si raport institucional. Rama i ka shfarosur ministrat. I ka fshirë institucionet. Rama ka katër ministra që si dihen. Meta ka dhënë sinjalin e parë që ky shtet ekziston” – tha Balliu.
KOHA JONË SONDAZH

