Balliu: Rama kërkon të zhvendosë vëmendjen, videot erotike dolën nga SHISH

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu hedh akuza të forta ndaj strukturave shtetërore lidhur me publikimin e disa videove me përmbajtje erotike. Sipas tij, publikimi i tyre synon të largojë vëmendjen e opinionit publik nga çështje që lidhen me Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin.

“Videot SHIK-u i ka nxjerrë, shteti i ka nxjerrë”, deklaroi Balliu, duke ia atribuar publikimin e tyre strukturave shtetërore. Ai shtoi se, sipas tij, bëhet fjalë për skema të njohura të shërbimeve dhe se qëllimi është zhvendosja e vëmendjes nga temat politike të ditës.

Në të njëjtën intervistë, deputeti iu referua edhe marrëdhënieve të pretenduara mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit. Balliu tha se i ka dërguar Hysenit një kërkesë zyrtare për të sqaruar nëse ka pasur apo jo lidhje me Agasin dhe nëse janë takuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam pyetur zyrtarisht: Zonjë, ke apo jo lidhje me Ergys Agasin? E ke takuar apo jo. I kam çuar letër zyrtare dhe më ka kthyer përgjigje”, u shpreh ai në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?