Balliu u bën thirrje protestuesve të mblidhen nesër te Parlamenti: Ejani t’i nxjerrim socialistët jashtë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ftoi qytetarët protestues që të shkojnë te Parlamenti dhe së bashku t’i nxjerrin jashtë socialistët. Ai vuri në dukje nevojën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbështetjen për protestat.

“Hajde t’i nxjerrim nga Parlamenti! Nesër është protesta, të vijnë aty në Parlament, t’i qisin përjashta dhe ne i ndihmojmë t’i nxjerrin përjashta, dhe le ta vendosin këta se çfarë Kodi Zgjedhor duan. Por s’është problem te Kodi Zgjedhor. I patë ato kullat?

E patë që një person 29 vjeç kishte 135 milionë euro, me atë përballem në zgjedhje unë. Qytetarët janë opozitarë, ka që s’janë me PD-në, ka që janë me PS-në, ka që janë me partitë e tjera. Të iki ky që të shpëtojë ky vend. Këta duhet t’i mbështesim, mos ta relativizojmë çështjen”, tha Klevis Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?