Ballkani me sytë nga Covax, Shqipëria renditet e katërta

Vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat u lanë jashtë programit të shpërndarjes së vaksinave nga BE-ja po mbajnë sytë nga nisma Covax e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të siguruar vaksinën anti-Covdi-19.

Kështu në rajon, Serbia dhe Kosova janë vendet që ka siguruar më shumë doza vaksinash nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia që ka siguruar gjithsej 2 140 000 doza vaksinash, ka një portofol më të gjerë përfshirë atë ruse Sputnik V dhe atë kineze të Sinovac.

Më pas vjen Kosova që ka siguaur 1 855 000 doza, përfshirë ato që do të vijnë nga Covax dhe Pfizer. Ndonëse me numrin të lartë dozash në Ballkan, në vend nuk ka mbërritur ende fizikisht asnjë dozë.

Sipas deklaratave publike të qeverisë shqiptare, deri tani janë siguruar 1 500 000 doza vaksinash, prej të cilave 500 mijë nga Pfizer dhe 1 milion nga nisma Covax. Mali i Zi është vendi që ka siguruar më pak vaksina deri tani, vetëm 240 mijë nga nisma Covax. Ndërkaq procesi i vaksinimit ka filluar deri më tani vetëm në Serbi dhe Shqipëri.

Ky bilanc për Ballkanin Perëndimor vjen ndërsa prodhuesi britaniko suedez i vaksinave AstraZeneca kërkoi pranë Agjencisë Europiane të Barnave miratimin e paraprak për përdorim, të vaksinës së prodhuar së bashku me Universitetin e Oksfordit. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e quajti menjëherë aplikimin, një lajm të mirë.

“EMA do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës. Sapo ajo të marrë një opinion pozitiv shkencor, ne do të shpejtojmë punën për autorizimin e saj në Europë,” tha von der Leyen.

Kjo vaksinë është miratuar në Britani dhe pas dy vaksinave të BioNTech/Pfizer dhe Moderna-s do të jetë e treta që do të ndihmojë për t’i dhënë fund pandemisë, ndonëse deri tani vaksinimi në mbarë Europën ka qenë tepër i ngadaltë.

Një vendim për vaksinën e AstraZeneca-s pritet më 29 janar.

Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit mund të ruhet në temperaturë normale frigoriferike dhe ka çmim më të lirë, ndryshe nga ato të BioNTech/Pfizer Moderna-s. Ajo pritet të shpërndahet me përparësi në vendet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe është kryesorja në portofolin nismës COVAX, nismës së OBSH-së për shpërndarjen e vaksinës.

SHKARKO APP