Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ballkani, rruga kryesore e kalimit të emigrantëve të parregullt në Europë. Shqipëria një portë e artë

Aktualitet E premte, 13 Tetor 2023 20:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ballkani Perëndimor mori vendin si rruga më aktive e migracionit të parregullt në muajin shtator, vlerëson raporti më i fundit i organizatës policore europiane për ruajtjen e kufijve FRONTEX. Sipas raportit 18883 raste të kalimeve të emigranëtve të parregullt u evidentuan në këtë rrugëkalim, ndërkohë që rruga e Mesdheut Qëndror, shënoi një rënie me rreth 16600 raste gjatë muajit shtator. Ndërsa si nëntëmujor, nga janari deri në shtator, rruga e Ballkanit Perëndimor, shënoi 81800 raste të kalimeve të migrantëve me një rënie prej 23%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Migrantët që përshkuan rrugën e Ballkanit Perëndimor ishin kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Rruga e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria

Kalimet e përkohshme të migranëtve të parregullt nga kufiri grek drejt territorit shqiptar vijuan nëntë muajt e parë të këtij viti duke shënuar rritje në zonën kufitare të Sarandës dhe një rënie në zonat kufitare të Gjirokastërs dhe Korçës, krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në territorin e Gjirokastrës u evidentuan nga janari në shtator rreth 900 migrantë të parrregullt më pak se gjysma krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Sipas të dhënave të policive kufitare, migrantët që kalojnë përkohësisht në territorin shqiptar janë kryesisht nga Pakistani, Bangladeshi, Afganistani dhe Siria.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shumë prej migrantëve nga Bangaldeshi dhe Pakistani kanë qëndruar prej vitesh në Greqi dhe synojnë të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera europiane pasi nuk kanë arritur të rregullojnë në Greqi statusin e tyre të qëndrimit. FRONTEX-i e zgjeroi këtë vit misionin e ndihmës ndaj policisë kufitare shqiptare edhe në zonën e Sarandës në kufi me qytetin port grek të Igumenicës për t`iu përgjigjur ardhjeve të shtuara të migrantëve të parregullt në këtë zonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

FRONTEX-i nënshkori këtë vit një marrëveshjes të përbashkët me Ministrinë e Brendshme shqipatre për të mbrojtur të drejtat themelore në të gjitha aktivitetet operacionale në Shqipëri. FRONTEX-i nisi operacionin e parë të agjencisë në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri, në maj të vitit 2019. Aktualisht janë 162 oficerë evropianë të rojeve kufitare që punojnë së bashku me Policinë Kufitare Shqiptare.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

Kalimet e migrantëve të parregullt drejt Europës më të lartat që nga viti 2016. FRONTEX-i tha se gjatë muajit shtator ka pasur 51500 raste të kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian me një rritje 17% , krahasuar me shtatorin e një viti më parë. FRONTEX-i tha në raport se numri i kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian u rrit me 17% në nëntë muajt e parë të vitit 2023 (në 279350 persona), totali më i lartë për periudhën që nga viti 2016.

Mesdheu Qendror përbën një në çdo dy raste të kalimeve në kufijtë e jashtëm të BE-së nëntë muajt e parë të këtij viti, ndërsa në shtator numri i kalimeve në këtë rajon ra me një të tretën nga muaji i kaluar. Mesdheu Qendror, sipas FRONTEX-t, mbetet rruga më aktive për në Bashkimin Europian këtë vit, me më shumë se 131 600 raste të raportuara nga autoritetet kombëtare në nëntë muajt e 2023. Ky është totali më i lartë në këtë rrugë për këtë periudhë, që nga viti 2016.

“Fatkeqësisht, kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme”, thuhet në raportin e FRONTEX. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Migrimit (IOM), më shumë se 2384 persona u zhdukën në Mesdhe këtë vit, me shumicën dërrmuese në rrugën e Mesdheut Qendror. Edhe numri i kalimeve të parregullta në Kanalin Anglez drejt Britanisë së Madhe ra 12% në nëntë muajt e parë në mbi 46,500 persona”, thotë raporti i FRONTEX-it. FRINTEX-i tha se 2750 oficerë të trupave të përhershme janë të përfshirë në operacione të ndryshme që mbështesin shtetet anëtare dhe vendet fqinje në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian dhe luftimin e krimit/ VOA/

Etiketat e lidhura

Ballkanirefugjate
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.