Banda e “babagjyshëve”, policia arreston edhe dy anëtarë

Policia e Lezhës ka arrestuar sot edhe dy prej anëtarëve të bandës së “Babagjyshëve”, të cilët akuzohen për shumë grabitje me dhunë. Bëhet fjalë për Angjelin Ndrekën dhe Lin Kolën. Arrestimi i tyre konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Tiranës. Më herët u arrestuan edhe dy persona të tjerë pjesëtarë të kësaj bande. Ata realizuan grabitjen spektakolare në qendrën tregtare TEG, grabitjen e një kompanie bastesh dhe të një pike karburanti. Në kërkim janë edhe 3 persona të tjerë./

SHKARKO APP