Banda e Tritolit, arrestohet Ilir Karçini. Porositi bombën ndaj rivalit Piro Bare

Rikthehet ngjarja e bujshme e vrasjeve me tritol. Policia arrestoi sot bizesmenin e gazit Ilir Karçini, i akuzuar se kishte porositur vrasjen e rivalit të tij në biznes, Piro Bare. Karçini ishte nën hetim për të ashtuquajturën “Banda e Tritolit”, e cila bëri shumë ujë një vit e gjysmë më parë për shkak të emrave të njohur të biznesit që kishte eleminuar dhe rrëfimeve të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Deri sot, Karçini ishte lënë në “arrest shtëpie”, por gjykata e ka parë të arsyeshme që ta rikthejë atë në qeli duke dhënë masën e sigurisë së “arrestit me burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?