Bandat e kërcënojnë? Gazetari: Në Vlorë të gjithë lëvizin me armë
Rendi dhe siguria në Vlorë është prekur kohët e fundit nga bandat dhe vrasjet kanë tronditur banorët. Gazetari i News 24 në Vlorë, Enrik Mehmeti, ka bërë të ditur se ka aplikuar prej një viti në polici për të marrë një armë me leje.
Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ”Top Talk”, ai tha se qyteti i Vlorës është i vështirë. I pyetur nëse kishte kërcënime konkrete ai u shpreh se “të jetosh në një qytet si Vlora, duhet të marrësh disa masa”.
“Qarkullojnë aq shumë njerëz me armë, ndërkohë që shumë njerëz që i duan në banesat e tyre për sigurinë e tyre. Unë kam aplikuar që vitin e kaluar për një armë dhe policia nuk jep asnjë përgjigje. Ndërkohë që, qyteti është i mbushur me njerëz me armë. Sidomos për gazetarët, ne jetojmë në një qytet të vështirë. të paktën në banesë, duhet të kesh mbrojtje”.
KOHA JONË SONDAZH

