Banesa e rrënuar nga tërmeti, kryefamiljari-Grida Dumës: Kaluam edhe Covid-19, askush nuk na përgjigjet

Drejtuesja politike e PD-së në Kavajë dhe Rrogozhinë, Grida Duma, është takuar këtë të mërkurë me një famlije të prekur nga tërmeti që ende sot nuk kanë marrë ndihmë nga qeveria. Kryefamiljari ndër të tjera është shprehur edhe sesi familje kanë kaluar Covid-19, dhe se prap askush nuk i është përgjigjur.

”Edhe pse tërmeti na ka dëmtuar kaq shumë e shtëpia është e pabanueshme ne jetojmë këtu se nuk kemi ku shkojmë. Askush nuk na përgjigjet.

Shteti është asgjëkundi, kanë bërë vetëm disa matje tre javë më parë, një vit e gjysëm pas tërmetit që shkatëroi çdo gjë e shtëpia për ne do të thotë thjeshtë “rrezik për jetën”. Kemi qenë me Covid-19, e përveç se nuk kemi ku të flemë shpenzimet për sëmundjen shkuan 3 milionë lekë.

Shtëpia për ne është thjeshtë “rrezik”, muret janë të çara e shtëpia duhet të rindërtohet e gjitha nga e para, por kush na dëgjon. Qeveria nuk ekziston”,-thotë kryefamiljari.

SHKARKO APP