Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Banesa falas, bursa dhe dëmshpërblime/ Zbardhet vendimi i qeverisë për familjet e policëve të rënë në detyrë

Aktualitet E mërkurë, 22 Korrik 2026 19:19
Banesa falas, bursa dhe dëmshpërblime/ Zbardhet vendimi i qeverisë për familjet e policëve të rënë në detyrë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që saktëson rregullat, procedurat dhe masën e kompensimit financiar e social për punonjësit e Policisë së Shtetit që dëmtohen apo humbin jetën në krye të detyrës. Ky vendim, i mbështetur në ligjin e ri “Për Policinë e Shtetit”, synon të garantojë trajtim dinjitoz për efektivët dhe familjet e tyre, duke shfuqizuar vendimet e mëparshme të viteve 1999 dhe 2001.

Shteti ka përcaktuar masa konkrete dëmshpërblimi për punonjësit e policisë që dëmtohen gjatë ushtrimit të funksionit të tyre. Sipas vendimit, masa e kompensimit ndahet në bazë të shkallës së dëmtimit të përcaktuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Punonjësi i Policisë së Shtetit, që plagoset apo dëmtohet gjatë apo për shkak të detyrës, kompensohet deri në 8 (tetë) paga mujore për të dëmtuarit rëndë dhe deri në 4 (katër) paga mujore për të plagosurit dhe të dëmtuarit lehtë”, thuhet në vendim. Kjo shumë llogaritet bazuar në pagën mujore bruto të muajit të fundit, e cila përfshin pagën për gradë, vjetërsinë dhe shtesat për natyrë të veçantë pune. Në rastet e dëmtimeve që shkaktojnë paaftësi, vendimi saktëson se punonjësi “përfiton çdo muaj kompensim financiar, në masën e pagës mujore bruto të muajit të fundit”, deri në rehabilitimin e plotë të aftësive të tij shëndetësore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndihma e menjëhershme

Kur një punonjës i Policisë së Shtetit humb jetën për shkak të detyrës, qeveria merr përsipër mbështetjen e menjëhershme të familjes. Sipas tekstit të miratuar, anëtarët e familjes “përfitojnë deri në 10 (dhjetë) paga mujore bruto, e cila përbëhet nga paga për gradë, shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi dhe shtesa për natyrë të veçantë pune, referuar pagës mujore bruto të muajit të fundit”. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “siguron organizimin e një ceremonie mortore solemne” dhe mbulon tërësisht shpenzimet e shërbimit të varrimit nga buxheti i saj.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

Trajtimi me banesë, shkollim dhe punësim për familjarët

Vendimi zgjeron gamën e përfitimeve sociale për bashkëshortët dhe fëmijët e të rënëve në detyrë, duke ofruar zgjidhje afatgjata për strehimin, arsimin dhe punësimin.

Strehimi falas

Familjarët e pastrehë përfitojnë pa pagesë banesa nga Enti Kombëtar i Banesave, projekte të Korporatës së Investimeve Shqiptare, ose “banesa të konfiskuara, sipas legjislacionit në fuqi për konfiskimin e pasurive nga krimi i organizuar”. Deri në dorëzimin e banesës, shteti u kompenson qiranë sipas vlerave të tregut.

Bursë shkollimi

Fëmijët e efektivit të rënë “përfitojnë trajtimin me bursë të plotë për shkollim në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë.”

Punësim prioritar

Ministria e Brendshme merr përsipër të trajtojë me prioritet kërkesat për punësim të familjarëve brenda sistemit të saj, “në përputhje me arsimimin, përvojën dhe kriteret e tjera, të përcaktuara për vendin e punës.” Nëse kjo nuk është e mundur, kërkesa i kalon për trajtim Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Pensioni suplementar dhe ndihma në ditën përkujtimore

Krahas pensionit familjar suplementar që rregullohet sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërore, vendimi sanksionon edhe një mbështetje financiare të përvitshme. Në shenjë nderimi dhe ndihme të vazhdueshme, dokumenti thekson se “pjesëtarët e familjes së punonjësit të Policisë së Shtetit, që ka humbur jetën për shkak të detyrës, çdo përvjetor përfitojnë ndihmë financiare, në masën e një page mujore referuese, e njësuar si pagë mujore bruto, në kohën e dhënies së kësaj pagese”. Efektet financiare për zbatimin e këtyre masave do të përballohen nga buxheti i programit të Policisë së Shtetit dhe buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Etiketat e lidhura

policetqeveria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.