Banesa iu përfshi nga flakët, gjendet i shkrumbuar 68-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë të Kosovës, ku në fshatin Neperbisht është i gjetur i djegur në ambientet e banesës një qytetar.

Policia e Kosovës bën me dije se pronari 68-vjeçar i shtëpisë, nuk ka mundur dot të shpëtojë pas përfshirjes së banesës së tij nga flakët. Trupi i 68-vjeçarit është dërguar në morg për t‘i bërë ekspertizën mjeko-ligjore, ndërkohë që policia po vijon hetimet për rastin në fjalë.

“Fsh. Neperbisht, Suharekë, 07.10.2021 – 07:44. Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?