Banesat me qira, rriten çmimet edhe në Fier. Shkak emigrantët

Në qytetin e Fierit, agjentët imobiliarë shprehen se pas periudhës së pandemisë së Covid-19, ka nisur një rritje e ndjeshme e çmimeve të banesave me qira. Sot këto çmime përllogariten të jenë rritur deri në 40% krahasuar me tre ose katër vite më parë.

Sipas agjentes imobiliare Arta Progonati, një nga arsyet kryesore të kësaj rritjeje është një trend i ri i vërejtur kohët e fundit: emigrantët që kthehen përkohësisht pranë të afërmve të tyre, po preferojnë gjithnjë e më shumë të marrin apartamente me qira afatshkurtër, në vend që të qëndrojnë në shtëpitë familjare.

Kjo prirje e re ka shtuar kërkesën dhe rrjedhimisht ka ndikuar në rritjen e çmimeve të qirave mujore, duke e bërë të papërballueshme për një pjesë të popullsisë lokale sigurimin e një banese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?