Banesat në Vlorë po kthehen në luks. Rriten çmimet, shkak janë investimet e mëdha
Të blesh një shtëpi sot në Vlorë duket se është thuajse e pamundur. Agjentët imobiliar pohojnë se çmimet janë rritur ndërsa trendi është se ato do të vijojnë ende të rriten. Ata argumentojnë se kjo vjen si pasojë e investimeve të mëdha që po bëhen si projekti i portit dhe i aeroportit të Vlorës.
Paralel me çmimet në rritje ka ardhur edhe kërkesa për të blerë pasuri të paluajtshme, ku shumica e blerësve janë të huaj ose emigrant, të cilët zgjedhin Vlorën për një banesë të dytë. Ata pohojnë se çmimet e ndërtimeve të reja në Vlorë aktualisht variojnë nga 1000- 2200 euro metri katror.
Zona më e preferuar mbetet ajo e Lungo Mares, ku një apartament varion minimalisht 1400-1500 euro metri katror dhe në qoftë se flasim për vijën parë, që është pamja nga deti shkon deri në 2000 mijë euro metri katror.