Banesat sociale, gati 170 emrat përfitues

Deri në fund të javës së ardhshme do të jenë publikë 170 emrat përfitues të baneave sociale.

Më parë miratimi do të kalojë në këshillin bashkiak të Tiranës dhe mbledhja është caktuar ditën e enjte.

Komisioni i Vlerësimit do të dorëzojë 170 emra në këshillin bashkiak.

Ata janë të pastrehë që kanë bërë aplikimet dhe pasi kanë kompletuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm kanë marrë përgjigje pozitive nga Komisioni i Vlerësimit.

Përpara një viti Bashkia e Tiranës ka marrë në dorëzim nga firma ndërtuese 385 apartamente.

Hapësirat në këto hyrje variojnë nga 1+1 deri në 3+1 dhe pagesa e qerasë mujore është më e lirë krahasuar me qeratë e tregut. Qeraja për një hyrje është nga 4-10 mijë lekë.

SHKARKO APP