Banka Botërore: Shqipëria në 20 vendet e para në botë për eksportin e domateve

Shqipëria është në listën e 20 vendeve që kryesojnë si eksportues të domateve në botë.

Kështu citon Banka Botërore, duke nënvizuar faktin se historia e eksportit të domateve shqiptare ka shënuar arritje, ndërsa ka ende potenciale për rritjen e prodhimit.

Sipas Bankës Botërore, mesatarja e çmimit për njësi të domates shqiptare të eksportit është 5 herë më pak se çmimi për njësi i domates që eksporton Italia. (50 cent krahasuar me 2.40 US$)

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të thotë, argumenton Banka Botërore se, vendi ka mundësi të pashfrytëzuara në rritjen e cilësisë së eksporteve, duke nënvizuar rëndësinë e certifikimit me standardet ndërkombëtare. “Qoftë edhe një rritje e lehtë në cilësi/çmim do të kish një ndikim të madh në vlerë përgjatë gjithë zinxhirit”, thekson BB.

Swiss Digital Mobile Reklama

Domatet shqiptare janë shumë të kërkuara në eksport. Ndërsa interes në rritje për perimet e freskëta “Made in Albania” po tregojnë tregjet si Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia Gjermania, Italia, Hollanda, Franca, Hungaria, Ukrahina e deri në Rusi, duke i ofruar sektorit të bujqësisë një domethënie të madhe, për rolin që ka në ekonominë e vendit.

Shqipëria eksporton në vit mbi 50 mijë ton perime, nga të cilat mbi 35 mijë ton domate. Edhe vlera më e madhe i takon eksportit të domateve me rreth 1.49 miliardë lekë të ardhura në vit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?