Banka e grabitur s’kishte kasafortë, paratë në dhomë me mur tulle

Banka në zonën e ish-Bllokut e cila u vodh në naten mes te dieles dhe te henes, nuk ka patur kasaforte ku te ruheshin parate.

‘Skandal.al’ ka mesuar se banka ka patur nje dhome ku “siguroheshin” parate.

E ndertuar ne bodrumin dhe katin e pare te nje pallati te vjeter, gjithnje te banuar ne ish-Bllok, banka mbante parate ne nje dhome me kater mure te zakonshem, ne te cilen, hyej nga ambjentet e brendshme te bankes permes nje dere te blinduar, e vetmja gje e blinduar ne ate dhome.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muret kane qene paisur me sensore sizmik dhe antithyerje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ajo qe habit, ka te beje me faktin se muret e dhomes ku mbaheshin parate ishin tek tulle, madje me tulla me vrima!!

Sensoret rane dy here naten e vjedhjes, por drejtuesit e bankes dhe kompanise se kontraktuar per sigurine e saj, shkuan ne banke, pane vetem nga jashte, verifikuan qe nuk kishte thyerje nga jashte brenda dhe u larguan. Pa vene ne dije policine e shtetit.

Nga ana tjetër, duket e pabesueshme kur e sheh, por eshte e vertete. Vrima nga e cila hajdutet hyne ne dhomen e parave eshte kjo, siç e shihni ne foto.

Muri eshte ky, i ndertuar me tek tulle te kuqe me vrima. Ato tulla nuk jane thyer, thjesht jane larguar menjehere sapo jane shtyre me force nga grabitesit.

Skandal.al ka mesuar se heqja e ketyre tullave ka mundur t’i fuse grabitesit ne dhomen ku ndodheshin parate, te cilat i kane marre lehtesisht qindarke me qindarke deri ne milionin e fundit te “siguruar” aty.

Keshtu, grabitesit as qe kane hyre ne ambjentet e brendshme te bankes, te ruajtura mire, thjesht ka mjaftuar kjo vrime e hapur lehtesisht per te hyre ne dhomen e parave, e cila nga ana ambjentet e brendshme te bankes, ruhet me dere te blinduar.

Në bankën e nivelit të dytë n ëish-Bllok dyshohet se u vodhën 20 milionë lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?