Banka e Shqipërisë prezanton strategjinë: Si të mbrohemi nga rreziku i ndryshimeve klimatike

Banka e Shqipërisë prezanton strategjinë e re për t’u mbrojtur nga rreziku i ndryshimeve klimatike, për tranzicionin drejt financave të gjelbra

Strategjia përmban analiza konkrete për pasojat shkatërruese në ekonomi të ndryshimeve klimatike, si rritja e temperaturave apo rënia e volumit të shirave, ndërsa prezanton zgjidhje të reja për financimin e projekteve të gjelbra në Shqipëri

Ndërsa synojmë t’i bëjmë aktivitetet tona të qëndrueshme dhe të mbrojmë stabilitetin financiar, ne nuk duhet dhe nuk mund të neglizhojmë praninë e rreziqeve nga ndryshimet klimatike. Strategjia që publikojmë sot, ofron një plan veprimi për të identifikuar, monitoruar dhe menaxhuar rreziqet e lidhura me klimën, duke siguruar kështu stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit tonë financiar. Veprimet që do të ndërmerren prekin gjithë spektrin dhe përgjegjësitë e shumëfishta të Bankës së Shqipërisë, nga politika monetare, te stabiliteti financiar dhe operacionet ditore”,- tha guvernatori Gent Sejko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria sipas vlerësimeve të bankës botërore është ndër më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike dhe vendi po fillon t’I ndjejë pasojat në ekonomi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strategjia kërkon ndryshime thelbësore në të gjithë strukturat e institucioneve publike dhe private në vend. Synimi kryesor është që Shqipëria të kthehet në një vend me zero emetime karboni duke u linjëzuar me Bashkimin Europian, që afatin për këtë objektiv e ka në 2050-ën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?