Banka Qendrore Evropiane i jep Greqisë 68.3 miliard euro

 

Banka Qendrore Evropiane vendosi të mërkurën ne mbremje të zgjerojë dhe të rrisë shumën e likuiditetit emergjent në dispozicion të bankave greke.“Rritja është miratuar”, i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve, një burim nga Banka Qendrore Europiane, duke shtuar se tavani për ndihmën emergjente për bankat tregtare greke ishte ngritur në 68.3 miliardë euro nga 65 miliardë që ishte më parë.

Vendimi i BQE'së, vjen si reagim pas marrëveshjes së Greqisë me Eurogrupin. Pas negociatave me Eurogrupin, Greqisë iu zgjat afati i borxhit.

SHKARKO APP