Bankat rrisin rrogat e tyre, por ngrejnë edhe normat e interesit të kredive ndaj qytetarëve

Bankat po pastrojnë para të pista, disa prej tyre janë nën hetim nga SPAK.  Por shumë banka rrisin rrogat për punonjësit dhe po ashtu rrisin normat e interesit për kreditë ndaj biznesit dhe qytetarëve. Ndërkohë Banka e Shqipërisë bën sehir. Në vend që ti kontrollojë, me synimin ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe në interes të qytetarëve, ajo punon e mbron interesat e pronarëve të bankave.

Një shkrim i Monitor thekson se shpenzimet e sektorit bankar për personelin po rriten për të pestin vit radhazi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet për personelin gjatë 9-mujorit 2025 arritën në më shumë se 14.4 miliardë lekë, në rritje me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe në nivelin më të lartë regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave treguan se në fund të muajit shtator bankat raportuan 7 445 të punësuar, në rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtimi i numrit të punësuarve duket se ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve të personelit, por megjithatë efektin më të madh po vazhdon ta japë rritja e pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT, për tremujorin II 2025, paga mesatare bruto në sektorin financiar arriti nivelin rekord prej afërsisht 175 mijë lekësh në muaj, në rritje vjetore me 5.3%.

Procesi i konsolidimit të sektorit bankar, deri në vitin 2019, solli përkohësisht edhe një rënie të shpenzimeve të personelit. Por, në vitet pas pandemisë, ky zë i shpenzimeve i është kthyer rritjes me ritme të përshpejtuara dhe ka arritur nivelet më të larta historike.

Sektori bankar dhe financiar është përballur me trysni në rritje nga tregu i punës, sidomos në pozicionet e nivelit të ulët dhe të mesëm, duke i detyruar këto institucione të rishikojnë në rritje pagat.

Rritja e pagave sidoqoftë është mbështetur edhe nga performanca pozitive e sektorit dhe rritja e fitimeve të vitet e fundit. Bankat po vazhdojnë të shfrytëzojnë efektin e rritjes së normave të interesit, por megjithatë ky efekt gradualisht po zbehet dhe rritja e të ardhurave neto nga interesat është frenuar këtë vit.

Këta faktorë kanë sjellë edhe një ulje të fitimit. Fitimi neto i sektorit bankar për 9-mujorin 2025 arriti vlerën e 26.2 miliardë lekëve, në rënie me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare është përballur me rritje të ndjeshme të kostos së punës, të shkaktuar kryesisht nga tendencat negative demografike, emigracioni i të rinjve dhe konkurrenca nga tregjet e huaja në tërheqjen e forcës së specializuar të punës.

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, në pasqyrim të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, kushteve të shtrënguara në tregun e punës, si dhe rritjes së çmimit të qirave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?