Bankers nuk i jep paratë e tokës, 55-vjeçari kërcënon se do të hidhet nga shtylla

Një 55-vjeçar ka zgjedhur një mënyrë ekstreme të të protestuarit pasi kompania Bankers nuk i jep lekët e tokës.

Vasil Suku nga Marinza ka hipur në majë  të një shtylle dhe kërcënon se nëse kompania nuk i jep lekët e tokës do të vetëvritet.

Burime për Fax Web bëjnë me dije se 55-vjeçari ka më shumë se gjysëm ore që ndodhet në shtyllë dhe nuk pranon të zbresë pa marrë një konfirmim për dëmshpërblimin e pronës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konflikti për pronësinë ka çuar drejt një akti të tillë, ndërkohë forca të policisë dhe zjarrëfikëses së Roskovecit ndodhen në vendngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Suku thotë se nuk ka asgjë me politikën por me shtetin dhe kompaninë që I ka marrë tokën dhe nuk I ka dhënë paratë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?