Deputeti i PD i bashkohet protestës studentore: Të ndalim dhunën e egër policore, thelbi është largimi i Ramës

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vijon për të dytën ditë radhazi, ndërsa nuk kanë munguar as këtë të mërkurë tensionet mes protestuesve dhe policisë. Në tubim ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve në kauzën e tyre. Spahia vlerësoi qëndrueshmërinë e të rinjve, duke theksuar se ata po kërkojnë të drejtat e tyre dhe po kundërshtojnë atë që ai e cilësoi si një qeveri të korruptuar.

“Është momenti sot që të gjithë t’i bashkohen këtyre të rinjve. Kemi qenë edhe dje deri në fund të protestës”, u shpreh deputeti demokrat. I pyetur për thirrjet e protestuesve “Rama në burg, Berisha në burg”, Spahia theksoi se mesazhi kryesor i protestës, sipas tij, është largimi i kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, ai nënvizoi se pjesëmarrësit janë të lirë të shprehin qëndrimet e tyre individuale.

“Slogani nuk është për të gjithë klasat. E rëndësishme është që të rinjtë po kundërshtojnë një qeveri të korruptuar. Ata kanë një kërkesë thelbësore. Largimin e Edi Ramës që në ditën e parë”, deklaroi Spahia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i PD-së u ndal edhe te situata e krijuar gjatë tubimit, duke thënë se ndodhej aty për të kontribuar në frenimin e asaj që e cilësoi si dhunë policore. “Jemi këtu për të frenuar sado pak dhunën e egër policore”, tha ai, ndërsa shtoi se është e kuptueshme që protestuesit të ndihen të lodhur pas 130 ditësh protestë paqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?