Banorët dalin në protestë, parkun e lojërave e zënë mbeturinat e bashkisë
Fëmijët që mbajnë hundët nga era e rëndë e mbeturinave teksa kthehen në shtëpi. Kjo është situata në Lagjen 15 në Durrës. Banorët thonë se shqetësimi i tyre është përsëritur vazhdimisht, por zëri i tyre duket se nuk është dëgjuar.
Një grua përballet me punonjësit e bashkisë dhe kërkon zgjidhje. Për banorët, protesta duket se ka mbetur e vetmja mënyrë për të kërkuar vëmendje ndaj një problemi që prek çdo ditë jetën e tyre.
Fëmijët kanë nevojë për hapësira ku të luajnë, familjet kanë nevojë për një mjedis të pastër dhe qyteti ka nevojë për standarde dinjitoze. Sidomos një qytet si Durrësi, që synon të jetë një destinacion turistik, nuk mund të pajtohet me pamje të tilla.
Kopshtet, lojërat, pastërtia, shëndeti dhe një fëmijëri e sigurt nuk duhet të jenë privilegje. Janë nevoja bazë. Banorët e Lagjes 15 kërkojnë vetëm kaq: një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për veten dhe fëmijët e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

