Banorët e ”5 Majit” dalin në protestë: Kemi parë tmerr me sy, policia na tërhoqi zvarrë

Edhe këtë mbrëmje banorët e “5 Majit” dhe të Laprakës kanë dalë në protestë kundër shembje së banesave. Ata po protestojnë para Drejtorisë së Policisë kundër dhunës dhe gazit që u hodh mbi ta, dhe sipas tyre protesta e radhës do të zhvillohet nesër në orën 9:00 para Parlamentit.

”Policia ka përdorur gaz lotsjellës vend e pa vend, duke mos llogaritur që në to shtëpi që nuk ishin në listë për t’u shembur mund të kishte pleq foshnja pleq, plaka. Duhet të denoncohet policia dhe unë nuk e kuptoj se si mund të veprojë në këtë mënyrë. Këta duan të arrestojnë nënë e dy fëmijëve.

Ata persona që kanë mbrojtur banesat e tyre sot po cilësohen si kriminelë. Jemi një numër i konsiderueshëm njerëzish që janë të vendosur për të mbrojtur banesën e tyre. Nëse të gjithë do të kenë vende nëpër burgje ose rajone për 5 mijë familje atëherë bujrum kur të doni. Protestat do të vazhdojnë”,-tha djali i familjes Marku.

SHKARKO APP