Banorët e ”5 Majit”: Nuk dhurojmë pronat, do të bëjmë përsëri rezistencë. Rama bëri show

Banorët e zonës së ”5 Majit”, shprehen të indinjuar dhe të braktisur. Për ta kryeministri Edi Rama nuk i ka premtuar asgjë dhe se po bëhet vetëm show. Banorët kërkuan që të ketë marrëveshje të firmosura dhe e gjitha të bëhet në mënyrë konkrete e transparente.

”Asgjë e papritur. Jemi mësuar me show. Kemi mësuar që premtimet politike s’kanë vlerë juridike. Vlera juridike është kur shkruhet e zeza në të bardhë. S’pamë kur kryeministri i ka rënë tavolinës me grusht dhe ka thënë që do të merrni shtëpi ku të dua unë.

Ai i ka hënë vajzës sime mashtruese. Unë me këtë nuk shkoj dot në gjykatë për të bërë ankimim. Kam një akt-marrëveshje, si kjo i kanë dhënë edhe Lizës. Do të mundohemi të bëjmë rezistencë, siç kemi bërë më 1 nëntor, kur erdhi dhe policia. Më pas ka qenë dhe situata që është bërë me nënë Lizën.

Unë emergjente do kërkoja këtë. Nuk është e nevojshme të përsëriten ato skena. Çdo firmë është hedhur ose me mashtrim, ose trysni. Kryeministri Edi Rama m’u duk shumë i nevrikosur. Nuk ka dhurim, nuk dhurojmë pronën, do mundohemi ta mbrojmë. Po të shohësh te minibashkia e bashkia”.

SHKARKO APP