Banorët e “5 Majit” sërish në protestë: Na vlerëso pronat me çmimin e tregut!
Edhe sot banorët e ‘5 Majit’ janë mbledhur në protestë.
Një pjesë e tyre kanë vendosur të bëjnë një marshim dhe më pas të bllokojnë qarkullimin e automjeteve.
Ndër të tjera mësohet se ata kanë dalë me pankarta në duar, ‘Na vlerëso pronat me çmimin e tregut’.
Për mediat, banorët kanë kërkuar që t’u dëgjohet zëri, teksa shprehen se dhe ata kanë të drejta prone.
“Që të dëgjohet zëri jonë, edhe ne jemi shtetas shqiptarë. Edhe ne kemi të drejta prone, të drejtë jete. E vetmja gjë që më mbetet mua është të mbroj pronën time. Nuk kanë nënshkruar asnjë dokument, japin vetëm premtime”, thotë njëri prej tyre.
KOHA JONË SONDAZH

