Banorët e Astirit në protestë, forca të shumta policie qendrojnë në gatishmëri në rrugën dytësore

Ndërkohë që banorët e zonës së Astirit, po protestojnë  në mbrojtje të banesave të tyre, të cilat do të shemben ne kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Re, forca të shumta të policisë janë pozicionuar në rrugën dytësore.

Në një video të siguruar nga Fax News, vetëm pak metra larg protestës së banorëve, në rrugën dytësore që ndodhet në zonën e Astirit, duken të rreshtuara furgonat e policisë që qendrojnë në gatishmëri.

Furgonat e policisë nuk janë të dukshme për banorët, por janë të pozicionuar në njërin kënd të rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% në vlerën e tregut për pronat e tyre, ndërkohë që kërkojnë dhe anullimin e projektit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të banorëve janë dhe deputetë të opozitës, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Forca të shumta policie në gadishmëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?