Banorët e Astirit padi në prokurori kundër Erion Veliajt

Ditën e sotme dy prej banorëve të zonës së Astirit Dorian Protoduari dhe Marsela Lekli kanë mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dorëzuar një padi kundër kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ARRSH-së dhe INUK-ut. Edhe dje ata mbërritën në Prokurori për padinë, po nuk i priti askush nga përfaqësuesit e organit të akuzës.

Ata kërkojnë që institucioni i prokurorisë të hetojë lidhur me procedurat që janë ndjekur në rastin e vendimit për prishjen e banesave të tyre.

Nga ana tjetër banorët e tjerë po zhvendosen drejt rrethrrotullimit të Doganës pasi ka informacione se atje kanë mbërritur fadromat e INUK të cilat kanë nisur prerjen e pemëve, çka mund t’i hapë rrugë më pas dhe prishjes së banesave të tyre, shkruan faxweb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe dje banorët u treguan të vendosur në qëndrimin e tyre, se ata do të mbrojnë me jetë banesat, ndërsa iunstitucionet nuk kanë bërë asnjë hap pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj, kanë thënë se banorët që nuk kanë lejen e legalizimit të banesave të tyre, do tiu sigurohet tre vjet qera falas, ndërsa personat që kanë leje do të kompesohen sipas ligjit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?